Aktualitet

COVID-19/ Mjeku tregon momentin prekës te Infektivi: Babai s'donte...

Shkruar nga Liberale
COVID-19/ Mjeku tregon momentin prekës te Infektivi: Babai s'donte...

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Open" të gazetares Eni Vasili, ku tregoi një moment mjaft prekës që ka ndodhur kohët e fundit në spitalin Infektiv.

“Një pacient ishte shtruar me djalin dhe iu përkeqësua gjendja dhe nuk dëshironte të shkëputej për djalin. Sa herë që dalim nga infektivi, mendoj që njerëz nuk dalin nga shtëpia, por të paktën janë në shtëpi, janë me familjarët e tyre. Ndërsa pacientët janë vetëm dhe nën përkujdesin tonë. Ka shumë vlerë të qëndrojmë në shtëpi, ka shumë vlerë të shmangin kontaktet. Kjo është shumë e mirë, sepse e mbajnë kurbën e butë dhe kjo për ne është shumë optimiste. Mendoj që e gjitha kjo është e lidhur me masat që mori në kohë qeveria. Por edhe ne specialistëve pa përjashtim, kush më shumë kush më pak, ka komunikuar me juve (median), me qytetarët. Asnjëri nga ne nuk flenë para orës 2 dhe 3, pas mesnate. Kemi pafund mesazhe dhe i kthejmë përgjigje, të gjithëve. Sado që përpiqemi që të jemi larg panikut jemi në tension”, u shpreh Pëllumb Pipero në "Open". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH