Aktualitet

COVID-19/ Mjeku shqiptar në SHBA: Vaksina mund të dalë në vjeshtë

Shkruar nga Liberale
COVID-19/ Mjeku shqiptar në SHBA: Vaksina mund të dalë në

Mjeku shqiptar në SHBA, ish-drejtori i Virologjisë në Boston, Rajmond Ikonomi, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “News 24” deklaroi se koronavirusi ka habitur botën, duke vënë në dukje se vaksina mund të dalë në vjeshtë.

“Ky virus del për herë të parë. Jam optimist se dicka do ecë. Edhe ai që ka kaluar infeksionin, mund të infektohet prapë. Dëshira e mirë është që vaksina të dalë sa më parë. Deri tani janë deri 60 vaksina kandidate dhe po bëhen prova. Ka sinjale të mira që një vaksinë të dalë. Këtu në Amerikë mund të dalë vaksina në vjeshtë. Përgatitja e vaksinës shkon 3 deri 6 muaj. Fillimisht provohet te kafshët, e shihet nëse vaksina nuk është e rrezikshme, provohet patjetër edhe tek njerëzit”, tha mjeku Ikonomi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH