Aktualitet

COVID-19/ Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos 3 masa të reja

Shkruar nga Liberale
COVID-19/ Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos 3 masa të reja

Drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve se situata e COVID-19 po monitorohet si edhe ecuria e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara dhe kontakteve te tyre.

Fico tha se Komiteti ka vendosur tre masa të reja për frenimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19.

“Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë.

Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 mijë banorë.

Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar nje jave me pare.

Ne tre spitalet covid jane shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve jane ende te lira ne kater strukturat e dedikuara per trajtimin e rasteve nderkohe qe skenaret e perfshirjes se spitaleve rajonale jane gati ne momentin qe do kete ezaurim te kater spitaleve Covid.

Terapite intensive kane nje numer te qendrueshem te pacienteve ne kujdes intensive.

Komiteti teknik i eksperteve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit te të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas oren 22 te darkes, nisur nga vleresimi ne dinamike i situates, ka vleresuar se eshte e nevojshme te kete masa shtese te intensitetit mesatar per te frenuar perhapjen e infeksionit.

Ne mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Eksperteve, pasi kemi analizuar situaten dhe risqet, ecurine e epidemise ne vend dhe pergjigjen e qytetareve ndaj masave te ndermarra dhe kemi vendosur:

1. Te ndalohen grumbullimet me me shume se 10 persona ne vende te hapura dhe te mbyllura

2. Te ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet

3. Konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet pertej familjare te ceremonive mortore, deri ne nje urdher te dyte

Te nderuar qytetare

Edhe një herë ju drejtohemi me thirrje secilit prej jush, per te zbatuar rregullat e vendosura:

Vendoseni maskën

Ruani higjienën

Mbani distancë nga të tjerët që nuk janë familjarët tuaj

Kufizoni kontaktet sa me shume

Secili prej nesh e ka ne dore te frenoje perhapjen e epidemise. Vetëm me bashkëpunim qytetarë-autoritete, mund të kufizohet përhapja e koronavirusit.

Respektoni rregullat, kontribuoni për kufizimin e përhapjes së covid19, për të ulur mbingarkesën në spitale, për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja”, deklaroi Fico.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH