Globi

Covid-19/ Italia mbyll kufijtë për Kosovën

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Italia mbyll kufijtë për Kosovën

Italia njoftoi të enjten se ka mbyllur kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter, ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, tha se “Serbia, Mali i Zi dhe Kosova janë futur në listën e vendeve në rrezik.Atyre që kanë qenë atje në 14 ditët e kaluara, u ndalohet hyrja dhe kalimi tranzit në Itali. Në botë, epidemia është në fazën më të vështirë. Kujdesi maksimal është i nevojshëm për të ruajtur përparimin e bërë deri më tani”.

Në kulmin e pandemisë së koronavirusit në mars dhe prill, Italia ka qenë epiqendër e infeksionit. Mbi 243,000 njerëz janë infektuar atje, ndërsa afro 35,000 kanë humbur betejen me Covid-19.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH