Globi

"COVID-19 i përhapur në dhjetor, jo më parë". Pse është lajm i keq?

Shkruar nga Liberale
"COVID-19 i përhapur në dhjetor, jo më parë". Pse

Ashtu sikurse e dimë tashmë, rastet e para të Covid-19 tek njerëzit u raportuan në Wuhan të Kinës, në dhjetorin e vitit të kaluar.

Mirëpo CNN raporton se ekipi i studiuesit të gjenetikës, Francois Balloux nga Instituti i Gjenetikës në Kolegjin Universitar në Londër thotë se “përjashtohet çdo skenar që supozon se SARSCoV-2 mund të ketë qenë në qarkullim shumë kohë përpara se të identifikohej dhe kështu tashmë kanë infektuar përmasa të mëdha të popullatës”.

Por ky konsiderohet si një lajm i keq, sepse disa mjekë shpresonin se virusi kishte qarkulluar për shumë muaj dhe mund të ketë infektuar në heshtje shumë më shumë njerëz sesa është raportuar.

Kjo do të ngjallte shpresën se mund të ketë imunitet në popullatë.

“Të gjithë shpresonin për këtë. Unë gjithashtu isha një ndër ta”, tha Balloux. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH