Aktualitet

Covid-19 i merr jetën gazetares Zenepe Luka

Shkruar nga Liberale

Koronavirusi i ka marrë jetën gazetares dhe shkrimtares, Zenepe Luka.

Ajo u prek nga virusi rreth 10 ditë më parë. teksa ishte shtruar pranë Spitalit Infektiv në Tiranë.

Zenepe Luka themeloi dhe drejtoi fondacionin “Nermin Vlora Falasci”, si dhe shoqatën “Albano e Romina”. Ajo ështe autore e dhjetëra librave, ndërsa shënon shumë vite karrierë si gazetare.

Luka lindi në Librazhd, ku mori edhe arësimin tetëvjeçar.Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH