Aktualitet

Covid-19 i mer jetën edhe aktorit të njohur shqiptar

Shkruar nga Liberale
Covid-19 i mer jetën edhe aktorit të njohur shqiptar

Aktori Luran Ahmeti 46-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen. Ai la pas vetes bijën, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.

Ahmeti ka luajtur edhe në serialin shqiptar “O sa mirë” në rolin e profesorit të historisë.

Po ashtu, ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike.

Ahmeti ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”.

Ai ka luajtur gjithashtu edhe në serialin historik të famshëm turk të “Sulejmanit të Madhërishëm”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH