Globi

Covid-19/ Franca vendos mbylljen e kufijve

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Franca vendos mbylljen e kufijve

Gjatë kësaj fundjave do të hyjnë në fuqi kufizime të reja të udhëtimit, pas rritjes së shqetësimeve lidhur me përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.

Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Portugalia dhe Republika Çeke janë në mesin e shteteve të fundit që kanë ashpërsuar masat.

Kryeministri francez, Zhan Kaste deklaroi se kjo është përpjekja e fundit përpara një mbylljeje të tretë mbarëkombëtare.

“Të gjitha hyrjet në Francë dhe të gjitha daljet nga vendi ynë, nga ose drejt një vendi jo anëtar në Bashkimin Europian, do të jenë të ndaluara, përveç rasteve emergjente. Masat janë një përpjekje për të shmangur koston ekonomike të një bllokimi të tretë. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare përsa i përket kufizimeve të reja të mundshme", tha kryeministri francez, Jean Castex.

Mijëra francezë janë arratisur në kryeqytetin e Spanjës, Madrid për të shijuar restorante, muze, kinema dhe teatro, duke gjetur strehim në një nga qytetet e fundit europianë që gjenden në një regjim më të lehtë masash kundër Covid-19.

Nga kjo e shtunë, Gjermania po ashtu do të ndalojë shumicën e udhëtarëve nga shtetet që tashmë kanë raportuar raste me variantet e reja të virusit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH