Aktualitet

COVID-19/ Emigranti dhuron 60 pako për familjet në nevojë

               Publikuar në : 20:35 - 30/03/20 liberale

Prej më shumë se tre javësh vendi ynë është i paralizuar në shumë sektor, ku qytetarët i janë bindur qëndrimit në shtëpi për pengimin e përhapjes së Covid-19. Tashmë në vështirësi kanë mbetur familjet në nevojë të cilat kërkojnë mbështetje, por nuk ka mungur as solidariteti i qytetarëve të thjeshtë.

Emigranti Bledar Buna, i cili prej një muaji ndodhet në qytetin e Burrelit, ka vendosur të dhurojë 60 pako ushqimore për familjet në nevojë nga emigranti.

Familjet janë identifikuar nga shërbimi social në Bashkinë Mat. Bledari ka thënë se në këto kohë të vështira të gjithë duhet të kontribuojnë pasi familjet pa apo me të ardhura të vogëla ekonomike, kanë nevojë më shumë se kurrë për t’i ndihmuar.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back