Globi

Covid-19/ Bilanci i viktimave gjatë 24 orëve të fundit në Itali

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Bilanci i viktimave gjatë 24 orëve të fundit në

Italia vijon të shënojë ulje të ndjeshme të numrit të viktimave nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 78 viktima të tjera, duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë në 32,955.

Po ashtu, është ulur dhe numri i rasteve të reja, ku këtë të martë u regjistruan 397 persona. Gjithsej numërohen 230,555 të infektuar në të gjithë vendin.

Numri i personave aktiv me Covid-19 është 52,942 ku shumica janë të shtruar në spital. 521 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Numri total i të shëruarve është 144,658.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH