Kryesore

Covid-19/ AstraZeneca: Vaksina jonë kushton 3 euro

               Publikuar në : 16:38 - 25/11/20 liberale

AstraZeneca që ka bashkëpunuar me Oksfordin për një vaksinë kundër koronavirusit, bëri me dije se vaksina e tyre me efektshmëri deri në 90%, do të kushtojë 3 euro.

Gjithashtu, ajo mund të ruhet deri në 6 muaj në një temperaturë -2 gradë.

Më herët, edhe shkencëtari kryesor i OBSH-së, dr. Soumya Swaminathan tha se avantazhi i kësaj vaksine është se mund të ruhet në temperatura të zakonshme në frigorifer.

AstraZeneca tha se do të finalizojë prodhimin e 3 miliardë dozave sapo të merret aprovimi.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back