Aktualitet

Covid-19/ Alimehmeti: Të mbyllen baret dhe transporti publik

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ Alimehmeti: Të mbyllen baret dhe transporti publik

Masat e reja shtrënguese për uljen e infektimeve në popullatë nuk janë të mjaftueshme. Epidemiologu Ilir Alimehmeti propozon mbylljen për disa javë të transportit publik dhe të lokaleve, të cilat janë burimet kryesore të përhapjes së sëmundjes. Ndalimi i aktiviteteve dhe lëvizjes pas orës 20:00, për Alimehmetin nuk pritet të japë rezultat në uljen e infektimeve.

"Nëse ne bëjmë bllokim shkollash, s'ka dikutim që duhet të bëjmë edhe bllokim transporti, ky është risk më i madh. Ulja me dy orë e kafeneve dhe restoranteve nuk bën shumë sens. Bën sesn ta mbështesim këtë sektor dhe për 2-3 apo 4 javë të jetë krejtësisht i mbyllur. Ky është një efekt madhor", tha Alimehmeti për A2.

Epidemiologu mbështet mbylljen e gjimnazeve nga ekspertët, por sugjeron rritjen e testimeve, për të identifikuar dhe izoluar në kohë rastet pozitive.

Alimehmeti thotë se nëse ecet me këto ritme vaksinimi, shqiptarët do të arrijnë më herët imunizimin natyral, duke kaluar koronavirusin dhe rrezikun e pasojave prej tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH