Aktualitet

Covid-19/ 4 pyetjet me të cilat përballen drejtuesit e universiteteve

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ 4 pyetjet me të cilat përballen drejtuesit e universiteteve

Me mbylljen e universiteteve dhe dobësimin e financave, këto janë katër pikat e gjera strategjike që drejtuesit e universitetit po shqyrtojnë tani, sipas

Alan Ruby

Me pasiguri të vazhdueshme në lidhje me trajektoren e Covid-19, ekzistojnë katër pyetje themelore me të cilat po përballen ekipet drejtuese të arsimit të lartë ndërsa planifikojnë për vitin e ardhshëm akademik: a do të hapemi? Nëse e bëjmë, kush do të vijë? Si do jemi financiarisht? Dhe sa do të zgjasë kjo?

A do të jemi të hapur?

Në mënyrë ideale, po. Por se sa "e hapur" do të varet nga shkalla e infeksionit dhe ajo që do mësojmë për virusin. Njohuritë shkencore në lidhje me antitrupat, vektorët e transmetimit, mundësia e rindërtimit dhe parandalimit janë tashmë të akumuluar.

Mësimi online do të jetë një mundësi për disa - veçanërisht për ato institucione që tashmë kishin një prani të fortë dixhitale. Të tjerët do të kërkojnë të ofrojnë kurse të përziera, me klasa në internet për javët e para ose semestrin e parë dhe klasat brenda universiteteve vetëm atëherë kur është e sigurt për ta bërë këtë.

Udhëzimet për rihapjen e universiteteve në Kinë parandalojnë mbledhjet masive duke përcaktuar numrin limit në laboratorët dhe bibliotekat. Në mënyrë të ngjashme, shkollat ​​fillore në Danimarkë u hapën javën e kaluar ku tavolina janë gjashtë metra larg dhe kërkesat për larje duarsh pas çdo pushimi.

Pra, ne mund të kemi një zhvendosje nga leksionet me aula të mëdha në sisteme mësimore më intensive, ose më shumë klasa në Online ku përmbajtja shpërndahet në rrugë dixhitale me anë të udhëzuesve të leximit dhe me seanca të vogla diskutimi brenda në universitet

Kush do të vijë?

Formati i mësimdhënies mund të ndikojë në regjistrime, me studentët që preferojnë një përvojë më sociale. Por ka edhe faktorë të tjerë më të menjëhershëm që do të krijojnë uljen e regjistrimeve për studentët ndërkombëtarë dhe vendas.

Për studentët ndërkombëtarë duhet të shohim preferencat individuale dhe disa praktika. Duket se disa studentë të ardhshëm do të shtyjnë regjistrimin derisa virusi të jetë ulur ose një vaksinë është në dispozicion të gjerë; ose derisa të sigurohet përvoja e plotë me klasa masive dhe angazhim i ngushtë shoqëror.

Të tjerët mund të regjistrohen në vendin e tyre të lindjes ose në një vend aty pranë, gjë që mund të rrisë kërkesën për rritjen e numrit të degëve.

Sido që të jenë aspiratat e tyre, studentët ndërkombëtarë do t'ju duhet akoma të aplikojnë për viza hyrje kur të hapen kufijtë. Gjithashtu mund të ketë një kontroll shtesë shëndetësor dhe një kontroll më të afërt të sigurimeve mjekësore. Koha e përpunimit ka të ngjarë të jetë më e gjatë pasi do të ketë një prapambetje të aplikimeve. Ndërkohë disa studentë gjithashtu mund të kenë probleme në sigurimin e dokumentacionit në lidhje me përfundimin e shkollës së mesme nëse shkollat ​​janë mbyllur. Edhe nëse do të sigurohen vizat, sfida tjetër do të jetë transporti ku pritet që me parashikimin e planit të Bashkimit Europian kufijtë do të haen vetëm Pranverën e 2021. Disa nga këto pengesa do të prekin gjithashtu studentët ekzistues, shumë prej të cilëve shkuan në shtëpi kur universitet u mbyllën. Një nga këto janë edhe Universitetet Australiane me një vit akademik që fillon në Mars, për shembull, panë një rënie të theksuar të numrit të studentëve të kthyer.

Të dhënat dhe raportet e fundit të studimit nga universitetet e SH.B.A.-së dhe Britanisë së Madhe tregojnë për një braktisje të regjistrimeve të reja universitare për vitin e ardhshëm akademik. Kjo do të rrisë konkurrencën për nxënësit vendas nga shkollat ​​e mesme, të cilat, në SH.B.A., ku janë duke përfunduar maturën, rreth 3.2 milion nxënës.

Disa universitete dhe kolegje tashmë kanë hequr dorë nga kërkesat e testit hyrës apo të notës mesatare dhe kanë rritur numri e bursave që ata ofrojnë për të maksimizuar regjistrimet. Papunësia e lartë dhe normat e ulëta të interesit mund të rrisin kërkesën për arsim të lartë, ashtu si ato në rëniet ekonomike të mëparshme, të cilat mund të ndihmojnë institucionet të përmbushin qëllimet e regjistrimit.

Por gjithashtu mund të shohim disa ndryshime në preferencat etyre pasi studentët zgjedhin të jenë më pranë shtëpisë me dyshimi në rast se virusi përsëritet më vonë gjatë vitit akademik. Universitetet në SHBA që kanë regjistrime të mëdha jashtë shtetit ka të ngjarë të shohin numra më të ulët që vijnë në shtator, gjë që do të zvogëlojë më tej të ardhurat.

Çfarë do të thotë kjo financiarisht?

Numri më i ulët i studentëve vendas dhe ndërkombëtar do të zvogëlojë të ardhurat me fillimin e vitit akademik. Kjo dëshmon më tej se të ardhurat vjetore, të cilat tashmë ishin ulur, sepse disa nga tarifat e mandatit të fundit për strehimin dhe shërbimet u ishin paguar studentëve. Në të njëjtën kohë kur reduktimi i tarifave dhe bursat për të siguruar regjistrimet do të rriten, të ardhurat neto nga shkollimi do të bien.

Humbja e të ardhurave do të prekë të gjitha institucionet, por universitetet dhe kolegjet prestigjioze dhe shumë selektive të kërkimit do të mbështeten nga rezervat dhe duke shkuar më tej në listën e pritjeve të aplikantit për të mbushur kriteret në hyrje.

Një element tjetër do të jetë edhe rritja e kërkesës drejt programeve profesionale, të cilatë kushtojnë më pak dhe kërkojnë më pak kohë për të dal në tregun e punës.

Kategoria më e goditur do të jetë ajo e universiteteve të mesme dhe të vogla, pasi me numrin e studentëve që do të pasoj edhe me uljen e tarifave do të ndikojë më shumë në këtë kategori universitetetesh. Kjo është arsyeja pse Moody ka një vlerësim negativ për arsimin e lartë në shumicën e tregjeve të tij dhe pse Lloyd po u kërkon institucioneve të Mbretërisë së Bashkuar që t'i kushtojnë vëmendje likuiditetit dhe parave të gatshme për të vazhduar punën.

Sa do të zgjasë kjo?

Disa nga këta faktorë do të vazhdojnë të ndikojnë fluksin e kërkesës dhe të ardhurave deri sa të ketë një vaksinë. Mësimet nga krizat e kaluara të shëndetit publik dhe pasojat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit tregojnë se u deshën tre ose më shumë vjet që numri i ardhshëm i studentëve ndërkombëtarë të kthehej dhe të tejkalonte nivelet e mëparshme.

Ndërsa tani ka një infrastrukturë më të mirë për rekrutimin dhe mbështetjen e studentëve vendas, pasi përhapja dhe shkalla e Covid-19 është më e madhe. Pra, shumica e institucioneve që kanë vepruar në një treg global do të duhet të mbajnë në vëmendje rezervat e parave të gatshme, të forcojnë shpenzimet operative dhe të maksimizojnë regjistrimet për të pasur një të ardhme të fortë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH