Aktualitet

Covax/ Dervishi: Do të vaksinohen 560 mijë persona në Shqipëri

               Publikuar në : 21:16 - 04/12/20 liberale

Me mbërritjen e 1.2 milion dozave të siguruara përmes Covax, pritet të vaksinohen 560 mijë individë. Ende nuk ka një emër konkret se cila vaksinë do të vijë në Shqipëri.

Specialistja e ISHP-së Marjeta Dervishi deklaroi në studion e A2 CNN se Ministria e Shëndetësisë është në tentativa për të bashkëpunuar edhe me ofertues të tjerë të Bashkimit Evropian për vaksinën anticovid.

“Është bërë pagesa 3.9 mln dollarë për 1.2 milionë doza dhe do të vaksinohen 560 mijë individë. Ministria e Shëndetësisë është në tentativa edhe me ofertues të tjerë nga BE për të lidhur kontrata të reja për vaksinën anticovid. Nuk kam një emër konkret se cilën vaksinë do të marrim ne, por jemi në tentativa për të bashkëpunuar me ofertues të tjerë. Mendoj që bëhet fjalë për një proces dinamik që do informoheni në momentin e parë të mundshëm”, tha Dervishi.

Sa i takon vaksinës së gripit stinor Dervishi tha se ka përfunduar vaksinimi i personelit shëndetësor, ndërkohë që për herë të parë po vaksinohen edhe mësuesit krahas grupeve të tjera.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back