Aktualitet

"Countdown-i i konsensusit", hap sot Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Countdown-i i konsensusit", hap sot Gazetën Liberale

Edhe pesë ditë nga miratimi në Parlament i Kodit Zgjedhor, situata paraelektorale ka ngecur, duke rrezikuar që të minojë qysh tani  besueshmërinë e 25 prillit. Të enjten socialistët do të kalojnë në seancë ndryshimet kushtetuese për ti zbërthyer në Kodin Elektoral, një dokument me rregullat e zgjedhjeve , i cili që nga viti 1996 është miratuar gjithmonë me konsensusin e dy forcave të mëdha politike.

Nëse deri të enjten nuk gjendet një kompromis atëherë Opozita e Bashkuar do të jetë e detyruar që të garojë me rregullat e vendosura njëanshmërisht nga socialistët, Kjo do të krijonte terrenin që pas zgjedhjeve Opozita të kontestonte sërish zgjedhjet nëse do t’i humbiste ato.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH