Aktualitet

Corriere Della Sera: Tërmeti bashkon ish-armiqtë

Shkruar nga Liberale
Corriere Della Sera: Tërmeti bashkon ish-armiqtë

"Tërmeti bashkon ish-armiqtë", kështu e titullon shkrimin e saj, "Corriere Della Sera" dedikuar situatës tragjike në vendin tonë.

Kosovarët, serbët, shqiptarët, kroatët, maqedonasit ndodhen krah për krah në rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.

Në emër të solidaritetit, Ballkani është bashkuar, edhe nëse vetëm për disa ditë, në përpjekje për të shpëtuar njerëzit nga tërmeti që goditi bregdetin shqiptar dhe rrethinat të martën.

“Që prej së martës, ekipet e shpëtimit të dërguara nga Prishtina, Beogradi, Tirana, Zagreb dhe Shkup, takohen përgjatë rrugëve dhe lagjeve të tronditura në Shqipëri. Zjarrfikësit, ushtarët, qentë e kërkimi, ekipe me uniforma dhe flamuj të ndryshëm, janë përpjekur nëpër rrënoja të nxjerrin gjallë njerëz.

Ata mund të mos bëhen vëllezër, por kanë bashkuar forcat drejt një qëllimi të përbashkët”, shkruan gazeta italiane.

“Askush nuk ka patur probleme. Në fakt, mbase kjo është koha për t’u bërë miq. Ndonjëherë jemi të burgosur nga paragjykimet tona”, -shkruhet më tej në artikull. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH