Globi

Conte: Shkollat hapen në shtator, institucionet do qëndrojnë të...

Shkruar nga Liberale

Shkollat në Itali do të qëndrojnë të mbyllura gjatë pushimeve verore dhe do të hapen përsëri në shtator, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte. Italia ka qenë nën bllokim më shumë se çdo vend tjetër perëndimor, me epideminë që goditi fort veriun e saj të industrializuar. Ka pasur më shumë se 26 000 vdekje dhe gati 200 000 raste.

“Shkollat janë shumë të rëndësishme për ne dhe do të hapen përsëri në shtator”, i tha kryeministri Giuseppe Conte gazetës ”La Repubblica”. Qeveria mbylli shkollat, universitetet dhe qendrat e kujdesit ditor në të gjithë vendin më 5 mars.

Conte ka premtuar të fillojë daljen e Italisë nga bllokimi, pasi masat aktuale të kontrollit të virusit të skadojnë më 3 maj./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH