Globi

Conte përjashton vaksinimin e detyrueshëm në Itali

Shkruar nga Liberale
Conte përjashton vaksinimin e detyrueshëm në Itali

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka përjashtuar vaksinimin e detyrueshëm në Itali. Në konferencën e fundvitit, kreu i ekzekutivit italian tha se beson te vaksinimi masiv.

“Përjashtojmë vaksinimin e detyrueshëm. Unë besoj në një vaksinim masiv”, theksoi ai.

Sipas kryeministrit Conte, Italia do të ketë 2.35 milionë vaksina në fund të janarit, ndërsa u përqëndrua në çështjen në lidhje me fushatën e vaksinimit.

“Deri në janar, në Itali do të duhet të kemi 2 milionë e 350 mijë vaksina, përveç Pfizer, do të mbërrijë edhe vaksina e Modernas, sepse EMA duhet të marrë një vendim deri në fillim të janarit. Do ta bëja menjëherë vaksinën, por ne përpiqemi të respektojmë përparësitë”.

Conte shtoi se deri në fund të pranverës do të ketë 10-15 milionë të vaksinuar.

“Rezultatet e para të vërteta të mbërritjes së vaksinës anti-covid do të jenë në fund të pranverës. Rezultatet e para reale Kryeministri Conte përjashton vaksinimin e detyrueshëm në Itali

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH