Globi

Conte: Dozat e para të vaksinës do t’i kemi në dhjetor

Shkruar nga Liberale
Conte: Dozat e para të vaksinës do t’i kemi në dhjetor

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte tha se Italia mund të ketë në dispozicion dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit në fillim të dhjetorit.

Sipas tij, diçka e tillë do të jetë e mundur nëse puna për përgatitjen e vaksinës nga Astra Zeneca vazhdon pa problem.

“Për të mbajtur nën kontroll pandeminë, do të duhet të presim deri në pranverën e ardhshme për vaksinat”, tha Conte.

Pavarësisht garës mes shumë kompanive, ende nuk ka një vaksinë kundër koronavirusit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH