Aktualitet

Çollaku: Mbi 100 shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e Zyrihut

Shkruar nga Liberale
Çollaku: Mbi 100 shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku nëpërmjet një shënimi në Facebook, shkruan se në aeroportin e Zyrihut janë bllokuar rreth 100 shqiptarë dhe askush nga ambasada jonë nuk i përgjigjet telefonatave të tyre.

Çollaku shkruan më tej se kjo është një situatë e turpshme dhe denigruese për shqiptarët.

"Mjerisht, ambasadat e konsullatat tona sidomos ne vendet perendimore jane kthyer ne resorte turistike per familjare, miq e kliente te ministrave dhe oligarkeve", shkruan Çollaku.

Denoncimi i plotë

Mbi 100 shqiptare te bllokuar ne aeroportin e Zyrihut.

Shqiptaret e bllokuar sipas deshmive deklarojne se po perpiqen te kontaktojne me numrat e ambasades tone,por asnje numer nuk pergjigjet.

Situate e turpshme, degraduese dhe diskriminuese per qytetaret shqiptare.

Ministria Jashtme dhe perfaqesite tona diplomatike e konsullore kane detyre e detyrim ligjor e kushtetues te mbrojne e kujdeset per jeten, interesin dhe dinjitetin e cdo shtetasi shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise.

Papergjegjshmeria e drejtuesve te Ministrise se Jashtme eshte flagrante dhe nje rast i perseritur.

Indiferenca e drejtuesve te perfaqesive tona diplomatike eshte nje shkelje flagrante e ligjit te sherbimit te jashtem dhe detyrave themelore qe keta drejtues kane.

Mjerisht, ambasadat e konsullatat tona sidomos ne vendet perendimore jane kthyer ne resorte turistike per familjare, miq e kliente te ministrave dhe oligarkeve.

Shteti paguan konvaleshencat disa vjecare te kusherinjve te ministrave veshur me gezof diplomatik, nderda qytetaret shqiptare poshterohen neper kufijte dhe aeroportet e botes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH