Aktualitet

Ç'ndodh nëse pas zgjedhjeve “divorcohen” PD-LSI? Flet Gjata

Shkruar nga Liberale
Ç'ndodh nëse pas zgjedhjeve “divorcohen” PD-LSI?

Partia Demokratike dhe LSI nënshkruan disa ditë më parë marrëveshjen politike për koalicion në zgjedhjet e 25 Prillit, edhe pse dy partitë kanë dalë me lista të veçuara. Por çfarë ndodh nëse njëra prej partive, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, do të prishë këtë marrëveshje, a do të mbajë përgjegjësi politike kryetari i partisë.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, i ftuar në studion e televizionit Klan News, tha se kjo nuk ka gjasa që të ndodhë, sepse sipas tij as PD dhe as LSI nuk do të bashkëpunojë me Partinë Socialiste.

“Nuk ka një nëse bashkëpunimi me Edi Ramën. Nuk ndodh. Nuk i hyn njeri detit në këmbë, s’ka luajtur mendsh njeri. Edi Rama është i mbaruar. Është në ditët e veta më të këqija. Një njeri që e detyrojnë oligarkët. Sot kohë pandemia ti mbyllesh në orën 20:00, njerëzit janë në pikë të hallit, në gjendjen ekonomike më të tmerrshme pas vitit ’90. Shpenzon 100 milionë Euro për matrikullimin, se hajt 100 milionë Euro për pandeminë, por për matrikullim karburantesh”, u shpreh Gjata.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH