Kryesore

Çmimi Nobel i Kimisë për dy studiueset e ADN-së

               Publikuar në : 18:07 - 07/10/20 liberale

Çmimin Nobel për Kiminë e marrin këtë vit dy studiuese nga SHBA dhe Franca. Dy studiueset e shkencës së kimisë, amerikanja Jennifer A.Doudna dhe Emmanuelle Charpentier nga Franca e marrin Çmimin Nobel për zhvillimin e metodës Crispr-Cas9, ose ajo që njihet edhe si “gërshëra gjenetike”.

Metoda “Crispr/Cas9” i ka revolucionuar shkencat gjenetike, ka krijuar mundësi të reja për mbjelljen, po ashtu ka hapur mundësi të reja për terapinë e kancerit dhe mund të bëjë realitet ëndrrën e shërimit të sëmundjeve të trashëgueshme, thuhet në vlerësimin e Akademisë së Nobelit.

Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna e kanë bërë efektive një nga armët më të rëndësishme të teknologjisë gjenetike, thuhet më tej. Me të studiuesit mund të ndryshojnë ADN-së e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave me precizion të lartë.

Ato u nderuan me Çmimin Paul Ehrlich dhe Ludwig-Darmstaedter në vitin 2016, një nga çmimet më të rëndësishme në Gjermani për mjekësinë

Çmimet Nobel këtë vit janë ofruar me 10 milionë krona suedeze afër 950.000 euro. Vitin e kaluar u nderuan me Çmimin Nobel studiuesit që kishin zhvilluar bateritë ionike të litiumit, studiuesi amerikan i lindur në Jenë, John Goodenuogh, Stanley Whttingham i lindur në Britaninë e Madhe dhe japonezi Akira Yoshino.

Shumica e Çmimeve Nobel janë dhënë këtë javë. Të enjten pritet çmimi në letërsi dhe të premten ai për Paqen.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back