Art - Kulture

Çmimet “KULT” në kushte pandemie, kush janë me të nominuarit

               Publikuar në : 18:13 - 05/01/21 liberale

Çmimet “KULT”, të vetmet çmime kombëtare vjetore për artin dhe kulturën shqiptare, nuk u ndalën edhe në periudhë pandemie. Pavarësisht vështirësive për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, Akademia KULT nuk mund të linte pa promovuar vlerat artistike dhe kulturore më të arrira të vitit 2019.

Juria e Nderit, e përbërë prej 184 anëtarësh përmes një platforme online të krijuar enkas për Çmimet “KULT” tashmë ka bërë zgjedhjen e saj.

Këtë vit u votua për 11 kategori arti: Artisti Pamor i Vitit, Libri Artistik i Vitit, Libri Studimor i Vitit, Përkthimi i Vitit, Regjisori i Vitit, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Balerini i Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit dhe Kënga e Vitit.

Ja kush janë të nominuarit për secilën kategori:

KËNGA E VITIT

ALBAN & MIRIAM – DUAM

ANXHELA PERISTERI – SHPIRT I BUKUR

ARILENA ARA – SHAJ

AUREL THËLLIMI – ME TY JETËN NDAJ

MARSELA ÇIBUKAJ – THËRRIME DASHURIE

VENERA LUMANI & LIND ISLAMI – M’FLEN NË SHPIRT

INTERPRETUESI LIRIK I VITIT

BLEDAR DOMI – FERANDO “TROVATORE”

DENIS SKURA – RODOLFO “LA BOHEME”

DORINA SELIMAJ – LEONORA “TROVATORE”

IVANA HOXHA – AZUCENA “TROVATORE”

RENISA LACKA – MIMI “LA BOHEME”

SIMONA KARAFILI – MIMI “LA BOHEME”

BALERINI I VITIT

ANXHELO MUÇOLLARI – DON QUIXOTE; BLACK ADAGGIO; THREE  DIMENSIONS, RECITALI “NË MAJË TË GISHTËRINJVE”

ELTION MERJA – ROLI KRYESOR, “DHOMA 12”

FJORALD DOCI – BALETI “UNKNOWN” SOLO-PERFORMANCE

LEDIA SULAJ – BALETI “LA SYLPHIDE” NË ROLIN E SYLPHIDE

LORI BALA – BALETI “ANNUNCIATION” NGA ANGJELIN PRELJOCAJ

ROVENA SHQEVI – BALETI “ANNUNCIATION” NGA ANGJELIN PRELJOCAJ

INSTRUMENTISTI I VITIT

KLAJDI SAHATÇI – VIOLINË, KONCERT I ORKESTRËS SINFONIKE  RTSH

KOSTANDIN TASHKO – PIANO, PIANODROM

KRISTI GJEZI – VIOLINË, KONCERT I ORKESTRËS SINFONIKE  RTSH

MARIN GJOLLMA – PIANO, KONCERT RECITAL “NGJYRAT E KOHËS”

PETRIT ÇEKU – KITARË, KONCERT RECITAL

TEDI PAPAVRAMI – VIOLINË, DIFFERENT FESTIVAL

ARTISTI PAMOR I VITIT

AGIM SULAJ – PIKTURË DHE VIZATIME, “RRËNJËT 4”

GAZMEND LEKA – PIKTURË, “DHOMA E HAPAVE TË HUMBUR”

JORGJI GJIKOPULLI – PIKTURË, “80”

LEKE TASI – VIZATIME, “VIZATIME TË NJË JETE”

ORION SHIMA – PIKTURË, “BETWEEN LIGHT AND DARKNESS”

PERIKLI ÇULI – SKULPTURË, “UNIVERSI”

AKTORJA E VITIT

DASARA XHANGOLLI – ABI “EPSH DHE LAKMI”

EMA ANDREA – LJUBOV ANDREJEVNA, “KOPSHTI I QERSHIVE”

EVA ALIKAJ –  LOLA BLAU, “SOT NË MBRËMJE”

LAURA NEZHA – ANTIGONA, “ANTIGONA”

LULI BITRI – BARBARA, “GUSHT: PORTRET FAMILJAR”

ZAMIRA KITA – MARGARITA, “TESTAMENTI I RI”

AKTORI I VITIT

ALERT ÇELOALIAJ – HERODI, “SALOME”

GERT FERRA  – LLOPAHINI, “KOPSHTI I QERSHIVE”

HELIDON FINO – ROY COHN, “ENGJËJT E AMERIKËS”

INDRIT ÇOBANI – BELIZE’ “ENGJËJT E AMERIKËS”

LULËZIM ZEQJA – HARRI UEJD, “XHELATËT”

PETRIT MALAJ – ZOTI ARTUR BERLING, “VIZITA E INSPEKTORIT”

REGJIA E VITIT

ALTIN BASHA – “VIZITA E INSPEKTORIT”

ARBEN KUMBARO – “ENGJËJT E AMERIKËS”

ELONA HYSENI – “SOT 8 DITE”

FATOS BERISHA – “ZONA E PRITJES”

QËNDRIM RIJANI – “XHELATËT”

SPIRO DUNI – “GUSHT: PORTRET FAMILJAR”

PËRKTHIMI I VITIT

AIDA BARO/ EDON QESARI – “MISH DHE QIELL”

BEN ANDONI – “HUMNERA”

DIANA KASTRATI “MBINJERIU I MASËS”

LLAMBRO RUCI – “ILIADA”

MIRA MEKSI – “100 VJET VETMI”

SAVERINA PASHO – “LEHTËSIA E PAPËRBALLUESHME E QENIES”

LIBRI STUDIMOR I VITIT

ARDIAN VEHBIU – “GJUHA E THYER, GJUHA QË THYEN”

ARTAN FUGA – “SHOQËRIA PIRAMIDALE”

BARDHYL DEMIRAJ – “KODIKU BERATAS”

PELLUMB XHUFI – “SKËNDERBEU, IDEJA DHE NDËRTIMI I SHTETIT”

SUZANA VARVARICA – “SIMON RROTA”

SHABAN SINANI – “MIGJENI DHE SHKRIMET”

LIBRI ARTISTIK I VITIT

ARIAN LEKA – “HARTË MEMECE PËR TË MBYTURIT”

LUAN STAROVA – “EMIGRIMI I NGJALAVE”

MIMOZA HYSA – “BIJAT E GJENERALIT”

TOM KUKA – “ORA E LIGË”

YLLJET ALIÇKA – “METAMORFOZA E NJË KRYEQYTETI”

ZIJA ÇELA – “LAVJERRËSI I QYTETIT”

Përtej vështirësive të vitit të kaluar, duke risjellë në vëmendje edhe tërmetet, artistët shqiptarë ishin aty duke punuar fort për të na dhënë pak paqe në ato ditë të vështira. Për këtë arsye Akademia “KULT” zgjodhi të sjellë sërish eventin kulturor, për t’u dhënë atyre rëndësinë e merituar.

Së shpejti do të shpallen fituesit e Çmimeve “KULT” 2020.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back