Aktualitet

"Çmimet e larta sinjal alarmi për familjet shqiptare", Meta: Ja si zgjidhet situata e vështirë

Shkruar nga Liberale
"Çmimet e larta sinjal alarmi për familjet shqiptare",

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se rënia e konsumit si rezultat i çmimeve të larta është sinjal alarmi për vështirësinë ku gjendet ekonomia dhe familjet shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se, trendi shqetësues i rënies së konsumit vijon për të tetin muaj radhazi.

Duke iu referuar INSTAT-it, Meta thekson se, volumi i  mallrave në portet shqiptare për muajin gusht 2022 është 40% më pak krahasuar me muajin gusht të vitit 2021.

Sipas Metës situata e vështirë, nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete efektive.

“Situata paraqitet e vështirë për buxhetet familjare, të cilat priten të rëndohen edhe më tej si rezultat i vendimit absurd për rritjen e çmimit të energjisë. Kjo situatë nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete efektive. Indeksimi i pagave, heqja e taksës së qarkullimit, si dhe liberalizimi i lejeve për energjinë diellore janë disa nga nismat ligjore të Partisë së Lirisë, qëllimi i të cilave është në funksion të përballimit të kësaj situate të vështirë për të mbrojtur interesin publik dhe familjet shqiptare”, shkruan më tej kreu i PL-së. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH