Aktualitet

Çmimet e larta fryjnë buxhetin, 395 milionë € më shumë nga taksat

Shkruar nga Liberale
Çmimet e larta fryjnë buxhetin, 395 milionë € më

Qeveria ka arritur të përfitojë nga taksat 395 milionë euro më shumë se një vit më parë, duke vendosur një rekord të dekadës së fundit sa i takon nivelit të rritjes së të ardhurave në këtë periudhë.

Peshën kryesore në rritjen e parave në buxhet që vijnë nga taksat e mban TVSH-ja, taksë e cila vendoset në përqindje duke u ndikuar drejtpërdrejt nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve.

Të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar ishin 205 milionë euro më shumë se në periudhën janar-korrik 2021.

Edhe taksat e tjera që i vendosen lëndëve djegëse janë në rritje krahasuar me një vit më parë, por më pak se plani i qeverisë, duke treguar për një rënie të konsumit të popullatës gjatë muajve të fundit.

Të ardhurat nga akciza rezultuan 8.7% më pak se plani, dhe taksat kombëtare 2.4% më pak se plani.

Qeveria ka qenë e shtrënguar në nivelin e shpenzimeve, duke përdorur vetëm 2.65 miliardë euro nga buxheti çka ka rezultuar që buxheti në fund të korrikut të rezultojë me 135 milionë euro suficit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH