Sport

Çmimet e FIFA/ Neuer portieri i vitit, Klopp triumfon si trajner

Shkruar nga Liberale
Çmimet e FIFA/ Neuer portieri i vitit, Klopp triumfon si trajner

Qeveria e futbollit botëror vlerësoi më të mirët e vitit në një ceremoni virtuale. Futbollisti më i mirë i 2020 u shpall polaku Robert Levandovski.

Presidenti i FIFA-s zgjodhi një mënyrë të vecantë për të prezantuar fituesin, duke marrë në duar Kupën e duke e dorëzuar tek polaku mes ankthit të tifozëve. Bomberi i Bajernit u vlerësua për trofetë e marrë me skuadrën bavareze si në Gjermani, ashtu dhe në Europë.

Portieri më i mirë i vitit 2020 u zgjodh Manuel Nojer. Mbrojtësi ekstrem i Bajernit të Mynihut arriti të prevalojë ndaj kandidaturës së brazilianit Alison të Liverpulit, dhe sllovenit Jan Oblak të Atletiko Madridit.

Goli më i bukur i vitit u votua ai i koreanojugorit Son. Trajneri më i mirë në botë doli Jurgen Klop, gjermani i Liverpulit që përsëriti suksesin e vitit të kaluar. Klop mundi konkurrencën e bashkëkombasit Hansi Flik, dhe argjentinasit Marselo Bielsa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH