Sport

Çmenduri në ‘Elbasan Arena’, Kombëtarja U-21 ‘përmbys’ rumunët dhe merr fitoren në fund

Shkruar nga Liberale
Çmenduri në ‘Elbasan Arena’, Kombëtarja U-21

Pas suksesit historik ndaj Polonisë në “Air Albania”, duket se fitorja ka frymëzuar ekipet e tjera teksa emocionet zhvendosen te Shpresat.

Nën drejtimin e Alban Bushit, Shqipëria U21 fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Rumanisë në “Elbasan Arena. Pajaziti realizoi golin e fitores dy minuta para se të mbyllej koha e rregullt, në një ndeshje që po shkonte në favor të rumunëve pas epërsisë 2-0 të krijuar në fillim të pjesës së dytë.

Kuqezinjtë e nisën rrugëtimin në Grupin E me fitoren 1-2 në transfertë ndaj Armenisë U21.

SHQIPËRI-RUMANI 3-2

(Cristian Shpendi 63′, Berisha 71′, Pajaziti 88′ / Constantin Grameni 47′, Borza 58′)

Formacionet Zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Lilo; Smajli, Dajko, Bajrami, Selimaj; Pajaziti, Ismaili, Berisha, Smajli; Kurtulan, Shpendi, Rexhepi. Trajner: Alban Bushi

Rumania (4-3-3): Sava; Pantea, Ignat, Ilie, Borza; Corbu, Vulturar, Grameni; Mazliu, Munteanu, Ilie. Trajner: E. Sandoi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH