Globi

“Çmendet” polici, qëllon me armë 7 herë në komisariat

Shkruar nga Liberale
“Çmendet” polici, qëllon me armë 7 herë

Një oficer policie ka qëlluar shtatë herë me armën e shërbimit në ambientet e një stacioni policor në Gjenevë të Zvicrës.

Për pasojë një koleg i tij mbeti i plagosur në këmbë.

Sipas raportimeve polici në fjalë ka qenë i alkoolizuar në momentin që ka hapur zjarr në ambientet e policisë.

Ndërkohë prokuroria nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër në lidhje me ngjarjen, as për motivin e as për nivelin e alkoolit të gjetur në gjakun e policit në momentin e ngjarjes.

Pas deklarimit në prokurori, punonjësi i policisë është lënë i lirë me kushte shtrënguese

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH