Aktualitet

Çmendet piktori shqiptar në Gjermani

Shkruar nga Liberale
Çmendet piktori shqiptar në Gjermani

Ai pa sulmit është izoluar në spital psikiatrik. Një piktor me origjinë shqiptar ka sulmuar me thikë kuzhine shefin e tij dhe një punonjës mëngjesin e së shtunës.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar shqiptar, që sipas mediave gjermane thuhet se ka probleme mendore.

Ata sipas hetimeve shkuan në furrë së bashku për të blerë mëngjesin. Pak sekonda më vonë, ai nxori papritur një thikë kuzhine në shkallët përballë rreshtit të dyqaneve në Nymphenburg dhe i goditi. Dy burra u plagosën rëndë nga goditjet me thikë dhe prerje. Një koleg është ende në rrezik për jetën. “Gjendja e tij është ende jashtëzakonisht kritike,” thotë Stephan Beer, oficer policia.

Shqiptari po hetohet për vrasje të mbetur në tentativë dy herë, jo vrasje nga pakujdesia. Sipas Beer-it, prokuroria publike e sheh karakteristikën e ngjarjes  si tinëzare. Po ashtu mësohet se piktori e mbante thikën me një teh 20 centimetra të gjatë në Rosa-Bavarese-Strasse. “Akti ka ndodhur papritur”, sqaron hetuesi. Nuk pati asnjë debat atë mëngjes. Sipas policisë, shefi 50-vjeçar i firmës së bojës dhe një koleg 28-vjeçar, të dy me origjinë kosovaro-serbe janë goditur disa herë nga autori: në qafë, gjoks dhe shpinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH