Globi

Çmendet nxënësi në shkollë, godet me thikë mësuesit dhe shokët e klasës

Shkruar nga Liberale
Çmendet nxënësi në shkollë, godet me thikë

Një nxënës 14-vjeçar goditi me thikë tre mësues dhe dy shokë të klasës brenda një shkolle në Jerez de la Frontera, në jug të Spanjës . Këtë e bëri të ditur policia lokale, duke sqaruar se asnjë nga të prekurit nuk është në rrezik për jetën. Sulmi ndodhi rreth orës 8:25, pikërisht kur nisi mësimi në institutin Elena García Armada, i cili tani është evakuuar. Sulmuesi u ndalua dhe u dërgua në stacionin policor për t'u marrë në pyetje, sqarojnë mediat lokale.

Zëdhënësi i Policisë Kombëtare të Jerezit, Adrian Bezares, raportoi se një mësuese u dërgua në spital për shkak se kishte lënduar syrin, por nuk do të humbasë shikimin pasi nuk i është goditur zverku i syrit.

Sulmuesi, një nxënës 14-vjeçar në klasën e tetë, kishte me vete dy thika. Policia tha se ende nuk dihen arsyet e sulmit. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH