Aktualitet

"Çmendet" djali nga Tirana, kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën dhe më pas e rreh

Shkruar nga Liberale
"Çmendet" djali nga Tirana, kryen marrëdhënie

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij, si edhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Endri Gjinaj, i cili  kishte një lidhje prej dy muajsh me të renë.  Ditën e djeshme të dy të rinjtë kanë qenë në Durrës dhe pasi u kthyen në banesë u konfliktuan për shkak të një telefonate nga ish e dashura e djalit.

Më pas konflikti ka agravuar deri në dhunë dhe i riu gjatë kësaj kohe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Vajza u dërgua në spital nga vetë djali pasi u ndje keq dhe aty është pyetur nga mjekët për shenjat e dhunës në fytyrë. Kanë qenë mjekët që kanë njoftuar Policinë për rastin, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gjinajt, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, kanabis.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH