Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në fshatin Ardenicë të Lushnjës.
Policia bën me dije se një 66-vjeçar, banues në Tiranë ka shkuar në Lushnjë dhe ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Por mesa duket personi në fjalë ka humbur kontrollin, pasi ka shkatërruar edhe varrin e bashkëshortes së vëllait.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin L. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Ardenicë, Lushnjë, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij si edhe ka shkatërruar varrin e bashkëshortes së vëllait”, thuhet në njoftimin e Policisë.