Sport

“Çmenden” goglat, ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët e mundshëm, nëse kalojnë turin e parë

Shkruar nga Liberale

Ekipet shqiptare pjesëmarrëse në kupat e Europës kanë njohur kundërshtarët e mundshëm të turit të dytë të Champions dhe Conference League pa luajtur ende ndeshjen e parë.

Partizani nëse kalon BATE Borisov do të luajë me Aris Limassol të Qipros sipas shortit të zhvilluar këtë të mërkurë në Nion. Për këtë ekip është përfaqësimi i dytë në aktivitetet kontinentalë.

Edhe nëse eliminohet, Partizani vijon në Conference League ku pret humbësin e ndeshjes Atletic Club d’Escaldes – Buducnost.

Në Conference League përballjen më të vështirë nëse kalon me sukses turin e parë e ka Tirana.

Bardheblutë do të luajnë me ekipin e njohur turk, Besiktas, nëse eliminojnë Dinamo Batumi. Vllaznia do të luajë me polakët Pogon Szczecin, nëse ia del të kalojë Linfield, ndërsa Egnatia me Aris Thessaloniki.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH