Aktualitet

Clinton takohet me Ramën në vilën qeveritare

Shkruar nga Liberale
Clinton takohet me Ramën në vilën qeveritare

Ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton ka zjvilluar paraditen e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama, në vilën qeveritare në ish-Bllok.

Nuk dihen shumë detaje nga ky takim ndërsa mësohet se kryeministri do shtronte një drekë për nder të presidentit të 42-të Amerikan.

Pas takimit me Ramën, pritet që ish-Presidenti amerikan Clinton të vizitojë ambasadën amerikane në Tiranë në kuadër të Ditës së Pavarësisë së SHBA. Kjo do të shënojë edhe ndaljen e fundit të ish-Presidentit Clinton në Shqipëri, i cili pritet të niset drejt Amerikës rreth orës 14:00.

Në fashën orare 14:00 deri në 15:30, drejtuesit e automjeteve këshillohen të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi do të jenë të bllokuara rrugët: Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH