Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillay Clinton ka treguar mbështetjen e saj për Marin pasi kryeministrja u përball me reagime të forta kur pamjet e saj duke kënduar u publikuan në fillim të këtij muaji.
“Siç tha Ann Richards, ‘Ginger Rogers bëri gjithçka që bëri Fred Astaire. Ajo e bëri atë vetëm mbrapsht dhe me taka të larta’”, postoi ish-Sekretarja e Shtetit në Twitter të dielën, së bashku me një foto të saj duke kërcyer në Cartagena, Kolumbi, ndërsa ishte atje për një takim si Sekretare e Shtetit. “Vazhdo të kërcesh, @marinsanna.”
Në përgjigje, Marin i shkroi në Twitter, “Faleminderit”, me një emoji zemre.
Videoja, e cila u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, tregonte kryeministrin duke kërcyer dhe kënduar së bashku me pesë persona të tjerë, përfshirë yllin e popit Olavi Uusivirta.
Pas pasojave nga video, Kryeministrja vuri në dukje se ajo nuk ishte droguar në festë dhe tha se ishte e zhgënjyer që video u bë publike.
“Unë nuk kam përdorur drogë vetë, apo asgjë tjetër përveç alkoolit. Unë kam kërcyer, kënduar dhe festuar dhe kam bërë gjëra krejtësisht të ligjshme”, tha Marin, sipas gazetës Hufvudstadsbladet./Liberale.al