Aktualitet

Ç'ka ndodhur? I vihet flaka një makine në Gjirokastër

Shkruar nga Liberale
Ç'ka ndodhur? I vihet flaka një makine në Gjirokastër

(Foto ilustruese)

Një makinë, e cila ishte e parkuar në lagjen "Gërhot" të Gjirokastrës, i është vënë sot flaka.

Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në momentin kur i është vënë flaka dhe fatmirësisht nuk ka pasur njerëz brenda saj.

Nuk dihen arsyet e ngjarjes, por mësohet se grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH