Aktualitet

Çim Peka: Basha i tregoi vendin Yuri Kim, ja çfarë i tha në telefon

Shkruar nga Liberale
Çim Peka: Basha i tregoi vendin Yuri Kim, ja çfarë i tha

Gazetari Çim Peka thotë se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka treguar vendin dje ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Sipas Pekës, Basha ka zhvilluar një telefonatë të ashpër me të, duke i thënë se nuk është Lul Basha, por kryetar i opozitës.

“Ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘unë nuk jam Luli Basha, por jam kryetari i opozitës. Nëse vazhdoni të jeni në lojë me Ramën, vazhdoni me të’.

Një bisedë e ndërtuar me shumë si pretencë. Vetëm pas kësaj bisede kemi takimin me Këshillin Politik. Opozita dje bëri një ofertë për takim. Deri në momentin e kësaj telefonate nuk ka pasur asnjë axhendë për takim,”, ka thënë Çim Peka. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH