Analizë

Cili është dallimi mes Zanit dhe “spektaklit” të Traumës!

Shkruar nga Liberale
Cili është dallimi mes Zanit dhe “spektaklit” të

Nga Aranit Muraçi

“Aty ku ka shumë policë, nuk ka liri. Aty ku ka shumë ushtarë, nuk ka paqe. Aty ku ka shumë avokatë, nuk ka drejtësi”.

Kjo thënie e ilustron ndoshta ndërhyrjen e ‘blinduar’ të policisë gjatë ditës së djeshme për arrestimin e dy mjekëve dhe të një infermieri te spitali i Traumës…

Pse duhet të shkonte e maskuar policia, kur u prangos vetëm një mjek dhe pse duhej të ishte e blinduar makina që e shoqëronte atë? Mjeku, mjekja dhe infermierja që e pasuan më pas në qeli, me siguri do të shkonin me këmbët e tyre në polici, prokurori e të përballeshin me faktet dhe akuzat.

Është vërtet kaq i ashpër reagimi i shtetit shqipar ndaj krimit dhe rasteve korruptive?

Se cila është gjendja e spitaleve tona, si sillen mjekët, e dinë të gjithë shqiptarët. Nuk janë të gjithë njësoj, edhe kjo dihet, por para se të prangosen në këtë formë kaq të shëmtuar dhe të pahijshme dy gra, duhej kursyer të paktën spektakli.

Duhej kursyer minimalisht i njëjti spektakël, që kursyen kur arrestuan Zani Caushin!

Do të ishte më e ndershme sot që kjo ndërhyrje “spektakolare” të kursehej, e të përdorej në rastet e krimit të organizuar, ose në rastet kur “gllabërohen” tendera me vlerë qindra milionë dollarë dhe shpërdorohen fonde me të njëjtën vlerë.

Të ndiqej një radhë që të tilla aksione të merrnin një farë kuptimi para se ndonjë ditë bluzat e bardha t’i zëvendësojmë me të “zeza”.

“Përgjatë historisë, ka qenë mosveprimi i atyre që mund të kishin vepruar, indiferenca e atyre që duhej ta dinin më mirë, heshtja e zërit të drejtësisë kur kishte më shumë rëndësi, që ka bërë të mundur që e keqja të triumfojë” thotë Selassie. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH