Aktualitet

Çili: Diferencë e vogël në vota, kërkesat e LDK-së janë të arsyeshme

Shkruar nga Liberale
Çili: Diferencë e vogël në vota, kërkesat e

Themeluesi i “Gazetës Liberale” Henri Çili foli në Open në Top Channel për koalicionin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Sipas tij, kërkesat e LDK-së qëndrojnë.

‘Po të shikojmë rezultatin kërkesat të gjitha janë të arsyeshme. Janë të arsyeshme se rezultati është me një diferencë të vogël, thuajse të papërfillshme’- tha Çili.

Ndërhyri edhe Andi Bushati i cili kundërshtoi Çilin duke thënë se LDK vodhi vota e qytetarëve me figurën e Vjosa Osmanit, ndërsa sot Osmani është e heshtur.

LDK-ja ëstë një parti e provuar në pushtet. Me kandidaturën e Vjosa Osmanit LDK vodhi votat duke mbuluar si një makiazh figurat që dikur ishin në pushtet si Isa Mustafa dhe Bahtiri. Sot për koalicon dai këto në skenë dhe Osmani është e heshtur- tha Bushati./Hapur.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH