Sociale

Cilat janë pasaportat më të fuqishme? Ja ku renditet pasaporta shqiptare

Shkruar nga Liberale

Mbas 5 vitesh nuk kryeson më Japonia në renditjen globale, tashmë kryeson Singapori.

Sipas listës të bërë nga Indeksi i Pasaportave Henley, i cili krahason aksesin pa viza të 199 pasaportave të ndryshme në 227 destinacione qytetarët e Singaporit mund të vizitojnë 193 destinacione nga 227 në mbarë botën pa viza.

Në këtë listë Shqipëria është renditur e 48 dhe qytetarët e vendit mund të udhëtojnë në 117 destinacione pa vizë. Ndërsa sa i përket Kosovës renditet e 94 ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë vetëm në 42 vende pa vizë. Ndërkohë nga vendet fqinje duket se pasaporta e Greqisë është me e favorizuara pasi renditet e 7 dhe qytetarët grekë mund të udhëtojnë në 185 vende pa vizë, më pas ndiqet nga Serbia që renditet në vendin e 34 dhe pasaporta maqedonase renditet e 43.

Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 2023 janë:

1. Singapor (192 destinacione)

2. Gjermani, Itali, Spanjë (190 destinacione)

3. Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja e Jugut, Suedia (189)

4. Danimarkë, Irlandë, Holandë, MB (188 destinacione)

5. Belgjika, Republika Çeke, Malta, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Zvicra (187 destinacione)

6. Australi, Hungari, Poloni (186 destinacione)

7. Kanada, Greqi (185 destinacione)

8. Lituani, Shtetet e Bashkuara (184 destinacione)

9. Letonia, Sllovakia, Sllovenia (183 destinacione)

10. Estonia, Islanda (182 destinacione)

Tre vende në mbarë botën kanë akses pa viza ose viza në momentin e mbërritjes në 30 ose më pak vende janë si mëposhtë:

1. Siri (30 destinacione)

2. Irak (29 destinacione)

3. Afganistan (27 destinacione).

Poll
SHQIPENGLISH