Aktualitet

Ciklon, akull dhe ngrica, ARRSH: Ja akset problematike

Shkruar nga Liberale
Ciklon, akull dhe ngrica, ARRSH: Ja akset problematike

Autoriteti Rrugor shqiptar ka informuar lidhur me gjendjen e akseve rrugore, ku problem mbetet Rajonin Verior.

Në aksin rrugor ‘’Kuven- Vasije’’ thuhet se ka pasur rreshje bore deri në 4-5 centimetër të shoqëruar edhe me erë të fortë në formë cikloni.

Njoftimi i ARRSH:

?Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore në vend

Rajoni Verior

?Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë ?

⚠️Ne segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.

Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.

Rajoni Qendror

?Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht.

Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.

Rajoni Jugor

?Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht.

?Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.

Është punuar me kriposjen e akseve.

?‍?Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.

Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen ? në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH