Sport

Chelsea nuk e lëshon Armando Brojën, do të refuzojë ofertën e Milanit për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Liberale
Chelsea nuk e lëshon Armando Brojën, do të refuzojë

Chelsea do të refuzojë qasjen e AC Milan për të nënshkruar me sulmuesin Armando Broja.

21-vjeçari shihet si pjesë e planeve të Mauricio Pochettino, pavarësisht një rishikimi rrënjësor të skuadrës së tij në Stamford Bridge këtë verë.

Milani kryeson një listë të klubeve duke përfshirë West Hamin, të interesuar për sulmuesin shqiptar, dhe dëshiron të sigurojë një marrëveshje për ta nënshkruar atë përgjithmonë.

Megjithatë, Chelsea është i prirur të mbajë Brojan në Stamford Bridge. Ai është në prag të rikthimit të tij pas rikuperimit nga një dëmtim afatgjatë në gju i pësuar dhjetorin e kaluar.

Blutë e kanë refuzuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi për Romelu Lukaku dhe nuk pritet të nënshkruajnë me një sulmues qendror këtë verë.

Ata planifikojnë që Broja të konkurrojë me Nicolas Jackson për një vend startues./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH