Aktualitet

Champions/ Sterling nderon Man City-n, Icardi i jep fitoren Parisit

Shkruar nga Liberale
Champions/ Sterling nderon Man City-n, Icardi i jep fitoren Parisit

Manchester City ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Dinamos së Zagrebit dhe ka përforcuar më shumë pozitat në krye të grupit C. Skuadra e Pep Guardiolës nuk e ka pasur të lehtë ndaj kroatëve, megjithëse ka dominuar në çdo aspekt që nga minuta e parë. Golin e takimit e ka shënuar Raheem Sterling.

Sulmuesi anglez është futur në fushë gjatë pjesës së dytë dhe ka realizuar menjëherë golin. City ndodhet në krye të grupit me gjashtë pikë të plota.

Paris Saint-Germain ka mposhtur Galatasaray me rezultatin 1-0. Ashtu si City, edhe Parisi ka dominuar takimin duke krijuar shumë mundësi të mira për të shënuar, por nuk ka arritur të mbyllë ndeshjen para kohë.

Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Mauro Icardi, i pari me fanellën e PSG. Me këtë fitore kampionët në fuqi të Ligue 1 ndodhen në vend të parë të grupit A, me gjashtë pikë të plota, ndërsa Reali ndodhet në fund.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH