Sport

Champions/ Inter fitoi 2-0 dhe prek finalen e madhe, Milan beson tek përmbysja në kthim

Shkruar nga Liberale
Champions/ Inter fitoi 2-0 dhe prek finalen e madhe, Milan beson tek

Inter është shumë pranë finales, por Milan pavarësisht humbjes dramatike nuk doirëzohet. Inter shënoi dy gola të shpejtë ndaj Milan dhe siguroi një fitore mbresëlënëse 2-0 në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Zikaltrit goditën dy herë në minutën e 8’ me Edi Dzeko dhe të 11’ me Mkhitaryan duke surprizuar rivalët e tyre të qytetit. Ishte hera e parë që Interi mundi fqinjët e tyre në një ndeshje evropiane me eliminim direkt.

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, pavarësisht humbjes 2-0, nuk e ka humbur shpresën për finalen e madhe.

“Ne patëm një pjesë të parë të jashtëzakonshme, padyshim që rezultati është i ngushtë. Djemtë ishin të shkëlqyer në qasjen e tyre pasi e kishim menduar që do të ishte një ndeshje shumë delikate. Por na mungon edhe hapi i fundit drejt kualifikimit në finale”.

Megjithëse i tronditur Milani u përmirësua në pjesën e dytë, por kërcënimi ndaj Inter ishte i vakët. Gjithsesi Pioli beson se rezultati 2-0 i takimit të parë mund të përmbyset.

“Unë e njoh ekipin tim, i njoh lojtarët e mi. E di që mund të bëjmë më mirë. Pas një jave do të jetë një ndeshje shumë e ngarkuar nga pikëpamja mendore për të dyja skuadrat, sepse është mundësia e fundit për të kaluar në finale. Ne kemi mundësinë ta kthejmë këtë rezultat”.

Interi pret Milanin në ndeshjen e dytë në të njëjtin vend të martën (16 Maj) dhe fituesit do të përballen në finale me Real Madridin ose Manchester Cityn.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH