Sport

Champions/ Bayern e zgjidh me Koman, bavarezët zbresin me “këmbë në tokë” PSG-në

Shkruar nga Liberale
Champions/ Bayern e zgjidh me Koman, bavarezët zbresin me

Bayern Munich ka dalë triumfues në transfertë përballë PSG-së, sfidë e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampioneve.

Kampionët e Gjermanisë dominuan vendasit dhe u larguan me fitoren minimale nga 0-1 “Parc de Princes”

90 minuta spektakolare në Paris ku skuadra e Julian Nagelsmann asfiksoi ekipin vendas që e nisi ndeshjen me Messin e Neymar që nga minuta e parë dhe Mbappe në stol për shkak të një dëmtimi.

Gjatë pjesës së parë PSG nuk e shënjestroi asnjëherë portën e miqve dhe kjo tregon gjithçka për mënyrën se si rrodhën ngjarjet ku Koman nga e djathta e sulmit ishte njeriu më frymëzues i bavarezëve.

Pikërisht francezi gjeti një gol spektakolar falë koordinimit perfekt duke i dhuruar avantazhin e merituar Bayernit që u ndal edhe nga shtylla e Chupo Moting ndërsa në krahun tjetër, Mbappe i aktivizuar në pjesën e dytë ndryshoi marsh për PSG por ishte shumë i izoluar mes mbrojtësve bavarezë të udhëhequr nga De Ligt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH