Kosova

Çfarë simbolizon shkronja Z? Simbolet e pushtimit rus, në automjetet e Policisë dhe të KFOR-it në veri

Shkruar nga Liberale
Çfarë simbolizon shkronja Z? Simbolet e pushtimit rus, në

Shkronja "Z" e shkruar me ngjyrë në një automjet në Zveçan më 29 maj 2023 gjatë protestës së serbëve.

Një ditë pasi ekipet e mediave regjistruan dhe publikuan shkronjën “Z” në veturat e Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it, gjatë tensioneve në veri të Kosovës, Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit politikë të serbëve heshtin.

Mes tensioneve në veri të Kosovës, më 29 maj, ekipi i Radios Evropa e Lirë (REL) dhe disa media të tjera regjistruan dhe publikuan fotografi ku shihet një nga simbolet kryesore të pushtimit rus të Ukrainës, Z, e shkruar me ngjyrë në veturat e Policisë së Kosovës dhe ato të forcave të NATO-s.

Nuk është ende e qartë se kush është përgjegjës për shkrimin e tyre në kohën kur po ndodhin tensione, ndër më të mëdhatë, në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Ekipet e mediave regjistruan simbole të tilla gjatë protestës së banorëve serbë para Komunës së Zveçanit. Lista Serbe dhe Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën nuk janë distancuar nga shkrimi i simbolit “Z” në veturat e Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it në veri të Kosovës, e as nuk u janë përgjigjur pyetjeve të REL-it.

E gjithë kjo u përcoll nga afër nga kanalet pro-ruse dhe ruse në platformën Telegram.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH