Aktualitet

Çfarë pret Edi Rama nga qeveria e re e Giorgia Meloni?

Shkruar nga Liberale
Çfarë pret Edi Rama nga qeveria e re e Giorgia Meloni?

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Itali është ndalur te Universiteti i Bergamos ku dhe ka dhënë një intervistë të vogël.

I pyetur se si do të jenë marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me qeverinë e re në Itali e cila drejtohet nga Giorgia Meloni, e cila përfaqëson ekstremin e djathtë, Rama u shpreh se marrëdhëniet mes dy shteteve nuk varen nga pikëpamjet politike.

Për të përforcuar fjalën e tij, kryeministri solli në vëmendje marrëdhëniet e shkëlqyera mes Silvio Berlusconit dhe Fatos Nanos, të dy në krye të qeverive të asokohe, njëri me pikëpamje politike të djathta dhe tjetri në kahun e majtë.

Rama theksoi se Italia dhe Shqipëria kanë një lidhej të veçantë historike dhe kur vjen fjala për të qeverisur, atëherë duhet patur kujdes dhe duhet gjetur një vijë e mesme.

“Nuk varet nga kampi politike. Unë mendoj për qeverinë e Berlusconit. Por gjithsesi Berlusconi ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon i cili ka qenë socialist. Ja u them këtë se ka pasur periudha që ka qenë në Itali më të djathta, ndërsa në Shqipëri qeveri të majta, pra nuk ka rëndësi përkatësia politike”.

“Kemi lidhje historike dhe janë të hershme lidhjet tona për të mos humbur kohë, por Tirana ka qenë e projektuar nga arkitektët italianë dhe gjithçka që shihni në Tiranë si një monument kulture është realizuar nga arkitektë italianë. Por, edhe kur ka qenë gjatë pushtimit fashist ka qenë një pushtim sikur të ishte diçka mëse e natyrshme sepse Shqipëria i përkiste kësaj perandorie. Nëse një qeveri është më e djathtë apo më e majtë, në fund të fundit kur vjen fjala për të qeverisur duhet patur kujdes sepse duhet bërë gjithçka për të gjetur një vijë e mesme”, theksoi kryeministri Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH