Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, ndërsa komentoi procesin e hapjes së negociatave, dhe qëndrimin e vendeve skeptike, për ti dhënë Shqipërisë dritën jeshile, tha se vendi po shkon mbrapa.
E ftuar në “Kjo Javë”, në “News24”, Duma tha se Shqipëria po penalizon dhe Maqedonine e Veriut, e ndërsa u ndal tek minishengeni Ballkanik, u shpreh se ndërkohë, nuk është arritur ende të ulen barrierat ekonomike me Kosovën.
“Meqë Maqedonia e Veriut e ka lidhur trenin e saj me Shqipërinë, do shpresoja që Shqipëria do përfitonte, si rrallë herë në histori, nga një aleat dhe do të kishim një hapje të negociatash për të dy vendet, por fatkeqësisht Shqipëria e penalizoi dhe Maqedoninë e Veriut. Ka shkuar thika thellë në palcë. E paimagjinueshme ishte që të kishte një Holandë që të kërkonte heqjen e lëvizjes së liberalizuar. Imagjinoni sa mbrapa po shkon ky vend. sot ndodhemi si lypës në dyert e Europës dhe dje apo pardje ti shikon shëmtirë nuk e duam Europën, kemi shengenin Ballkanik. Ça është kjo? Si ka mundësi që nuk forcuam hapësirën shqiptare ekonomikisht. Për çfarë duam ne të shkojmë ne Europë? Për mirëqenën, por ne nuk kemi arritur të ulim barrierat ekonomike me Kosovë, nuk kemi ndërtuar një hapësire të përbashkët ekonomike.
Ata qëndrojnë në qeverisje formalisht, e them këtë si qytetare. Nuk ka asnjë shans përveç se t’i shikosh gabimet dhe të reflektosh. Nëse do vazhdojmë të themi se faji është atje dhe jo këtu, nuk ka për të pasur reflektim. Përpjekja e tyre, si vjet kur thanë u hapën negociatat, ishte turpshme, ashtu është edhe tani, kur thonë faji është atje dhe jo këtu”, u shpreh Duma.
E pyetur se cila është përgjegjësia e opozitës nëse negociatat nuk do të hapen, Duma u tregua e prerë, ndërsa tha se nëse negociatat nuk hapen, misioni i opozitës është “largimi i Ramës me çdo kusht”.
“Opozita ka përdorur mjetet e protestë, argumentimit me të huajt, kemi dalë me logjikën që deri më 18 edhe aksionin opozitarë e kaluam në një kahje tjetër për disa ditë, unë besoj se një ndër mënyrat për të reaguar ndaj këtij është ekstremizmi, se nuk besoj se ka shqiptarë që beson se do ketë reflektim nga Rama. E vetmja gjë që është në shpatullat e opozitës shqiptare, që nuk është e lehtë, opozita ka misionin dhe detyrë, është që nëse nuk hapen negociatat, Rama duhet të ikë me çdo kusht, ky është fundi. Rama duhet të ikë me mos hapjen e negociatave”, tha Duma.