Aktualitet

Çfarë po ndodh me autobusin që ra në Lanë?

Shkruar nga Liberale
Çfarë po ndodh me autobusin që ra në Lanë?

Autobusi, i cili përfundoi mbrëmjen e së premtes në lumin e Lanës, nuk do të lëvizet nga vendi i ngjarjes.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mjeti i transportit publik do të lihet aty në formë instalacioni, si shenje sensibilizimi për aksidentet rrugore.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet në afërsi të ‘Kinema Agimit’.

Autobusi u përplas me mjetin me targa AA 170 ZH, i cili gjithashtu përfundoi në Lanë.

Nga aksidenti u plagosën 5 persona, të cilët u transportuan në spital, si dhe u vizituan nga Ministrja e Shëndetësisë dhe kryebashkiaku i Tiranës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH