Aktualitet

Sulm kibernetik? Bie sistemi TIMS në pikat kufitare

Shkruar nga Liberale
Sulm kibernetik? Bie sistemi TIMS në pikat kufitare

Mbrëmjen e sotme sistemi TIMS në pikat kufitare të zonave të juglindjes ka rënë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për sulm kibernetik, por dogana e Kapshticës, Kakavijës dhe doganat e tjera po punojnë në mënyrë manuale.

Pas kësaj mësohet se është urdhëruar nga Drejtoria e Përgjithshme e doganave që të ulet sistemi.

Edhe në portin e Durrësit po punohet manualisht. Rreth 400 pasagjerë, të cilët do udhëtojnë drejt Barit me dy tragete janë përpunuar në mënyrë manuale.

Kujtojmë se një muaj më parë, pati një rënie të sistemit TIMS në dogana dhe shkak ishin sulmet kibernetike

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH